Telegrafi

E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan

Pep Guardiola është emëruar trajneri i sezonit 2023/24 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Trajneri katalanas arriti një tjetër moment historik me Manchester Cityn duke e udhëhequr klubin drejt një titulli rekord të katërt radhazi, duke fituar kampionatin e tij të gjashtë në ligë që nga mbërritja në 2016.

Kjo arritje historike e bën Manchester Cityn ekipin e parë për meshkuj në futbollin anglez që fiton titullin e ligës së parë katër vjet radhazi.

Guardiola pati shumë momente të jashtëzakonshme në futboll, megjithatë, titulli i katërt i fundit pretendohet të jetë një nga arritjet e tij më krenare.

Lexo po ashtu Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

“Është një nder që jam zgjedhur nga Liga Premier si trajneri i sezonit. Ky çmim pasqyron punën e palodhur dhe përsosmërinë e njerëzve në klub në të gjitha departamentet”.

“Jam shumë krenar që jam menaxher i këtij grupi lojtarësh dhe që punoj së bashku me trajnerët dhe stafin mbështetës të shkëlqyer çdo ditë”.

“Fitimi i katër titujve radhazi është një nga arritjet më krenare të karrierës sime. Kjo është liga më e vështirë në botë dhe konkurrentët tanë kanë luajtur një futboll të jashtëzakonshëm”, deklaroi Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Mikel Arteta i Arsenalit, Unai Emery i Aston Villas, Andoni Iraola i Bournemouth dhe Jurgen Klopp i Liverpool ishin gjithashtu në listën e ngushtë për çmimin e këtij viti.

Vetëm Sir Alex Ferguson (11) e fitoi çmimin më shumë herë se trajneri i Man City. /Telegrafi/