Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Klina. Sejdi Thaçi nga fshati Zajm i kësaj komune, i cili konsiderohej i zhdukur nga viti 1999, është kthyer i gjallë në shtëpi.
Familjarët kanë thënë se ai ishte marrë nga forcat serbe dhe mendonin se është vrarë, por i njëjti është kthyer në shtëpi para shtatë ditësh, raporton Klan Kosova.
Sejdi Thaçi ishte marrë nga forcat serbe në janar të vitit 1999, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Lidhur me këtë rast të gjithë janë shokuar, por edhe janë habitur e gëzuar pasi një gjë e tillë është e vështirë të besohet.
Sidoqoftë, pritet që pak më vonë të jepen më shumë informacione në lidhje me këtë rast.