Telegrafi

E jashtëzakonshme – momenti kur një ‘top zjarri’ e shndërron natën në ditë në Idaho

Një video mahnitëse tregon momentin kur një ‘top zjarri’ ndriçoi qiellin e Idahos në mes të natës, kështu që dukej se ishte ditë, në këtë shtet, për një çast të shkurtër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Ragsdale po përdorte kamerën “AllSkyCam” në orën 10:52 pasdite (me kohë lokale), të shtunën, kur kapi ‘topin e zjarrit’ nga Eagle, Idaho.

Në video, një mbulesë reje mund të shihet kur një meteor bie, pas reve, papritmas, duke bërë që i gjithë qielli të ndriçojë blu të ndritshme për rreth një sekondë.

Pas kësaj, një një blic i madh verbues ndodh para se qielli të bëhet shumë i errët.

Po aq shpejt, qielli kthehet në gjendjen e tij të mëparshme sikurse ishte më herët, para se meteori të hynte në ekran. /Telegrafi/