Telegrafi

E jashtëzakonshme: Ky telefon i ri ofron 6GB RAM!

 

Deri më sot janë dëgjuar një numër i thashethemeve rreth Vivo Xplay 5, modelit të telefonit që tani është zyrtar dhe i njëjti vjen me 6GB RAM.

Vivo XPlay 5 mbështetet nga procesori i Qualcomm – Snapdragon 820, bashkë edhe me 128GB memorie të brendshme, si dhe me ekranin prej 5.43 inç me cilësinë Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Karakteristikat e tjera në këtë model të jashtëzakonshëm të telefonit përfshijnë edhe kamerën me 16MP Sony IMX298, si dhe një bateri prej 3600 mAh dhe opsionin për dy SIM kartela.

Lidhja me internetin në mobil vjen në formën e ËiFi, Bluetooth dhe 4G + cila ofron shpejtësi të shkarkimit deri në 300 Mbps.

Ekziston edhe një sensor për gjurmë gishtash ndër të tjera, si dhe një model standard i cili ofron 4GB RAM dhe një procesor Qualcomm Snapdragon 652.

Vivo XPlay 5 do të dalë në shitje në Kinë për rreth 654 dollarë për versionin me 6GB RAM dhe 564 dollarë për modelin me 4GB.