Site icon Telegrafi

E jashtëzakonshme! Ky është trajneri më i ri në histori, merr ofertë prej Arsenalit e Tottenhamit

Në moshën e 15-vjeçare mori licencën C të UEFA-s për trajner.

Ndërsa synon të bëhet trajner i ndonjë skuadre në Ligën Premier, pasi ka marrë licencën A të UEFA-s për trajner në moshën vetëm 21-vjeçare.

Lexo po ashtu Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)

Bëhet fjalë për Ejdin Gjonliqin, i cili është trajneri më i ri në histori të futbollit dhe tashmë ka marr oferta prej skuadrave të ligës elitare angleze.

“Futbollin e kam dashur qysh i vogël ndërsa e kam kuptuar se nuk jam për lojtar. Kështu që zgjodha të bëhem trajner. Për ditë kam analizuar taktikat, lojtarët,  trajnerët dhe kuptova se dua të merren me këtë”, thotë Gjonliq, i cili ka lindur në Norvegji, por prindërit i ka prej Bosnje–Hercegovinës.

Pasi ka marrë licencën “A”, Ejdin ka lëvizur për në Angli. Suksesi i tij i jashtëzakonshëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha angleze, ndërsa së fundi i kanë ofruar bashkëpunim Arsenali dhe Tottenham Hotspurs.

Gjonliq ka marrë edhe nofkën “Mini Mourinho”, dëshiron të shkojë hapave të trajnerit të Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version