Telegrafi

E jashtëzakonshme: Era Istrefi të hënën performon në Coachella, festivalin më të madh në botë (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, do të performojë në festivalin më të madh në botë, Coachella.

Era Istrefi e ka konfirmuar lajmin në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur nga ambientet e festivalit në një veshje ekstravagante.

Bukuroshja nga Prishtina ka konfirmuar se ajo do të performojë nesër (e hënë) në ditën e fundit të festivalit që mbahet në Kaliforni.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth Era Istrefit

Performanca e Era Istrefit në këtë festival është e para për një artist shqiptar, të dalë nga tregu muzikor shqiptar, shkruan Telegrafi.

Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjë artist shqiptar.

Në festivalin Coachella me miliona vizitorë nga anë e mbanë bota, performojnë yjet më të mëdha botërore të muzikës.

Në këtë nivel sigurisht se Era ka zënë vend për shkak të mega hitit “Bon Bon” dhe suksesit të fundit me projektin “Redrum”. /Telegrafi/