Telegrafi

E jashtëzakonshme – Era Istrefi në vendin e 16-të të Billboard Top 100 (Foto)

Superylli shqiptar, Era Istrefi, nuk po ndalet me suksese në arenën ndërkombëtare.

Artistja nga Prishtina e cila po trondit skenën botërore të muzikës, pas dy javëve në Billboard Top 100, ka arritur edhe suksesin më të madh, vendin e 16-të, duke treguar ngritje në klasifikim krahas hiteve tjera botërore. “BonBon” punuar nga BigBang në Redbox po i bën konkurrencë hiteve më të mëdha.

Lexo po ashtu Performcana e Era Istrefit në Billboard!

Telegrafi ka siguruar klasifikimin e kësaj jave të Billboard Top 100 në SHBA, që është matësi më kredibil i pozicionimit të projekteve muzikore në raport me dëgjimin në publik, shkruan Telegrafi.

Ky është suksesi më i madh i Era Istrefit deri tash, pasi po tregon se edhe në SHBA po depërton suksesshëm.

Era mbrëmë performoi LIVE në Facebook nga objektet e Billboard, mediumit më kredibil muzikor në botë.

Së shpejti priten projekte të reja nga këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/