Superylli shqiptar, Era Istrefi, nuk po ndalet me suksese në arenën ndërkombëtare.
Artistja nga Prishtina e cila po trondit skenën botërore të muzikës, pas dy javëve në Billboard Top 100, ka arritur edhe suksesin më të madh, vendin e 16-të, duke treguar ngritje në klasifikim krahas hiteve tjera botërore. “BonBon” punuar nga BigBang në Redbox po i bën konkurrencë hiteve më të mëdha.
Telegrafi ka siguruar klasifikimin e kësaj jave të Billboard Top 100 në SHBA, që është matësi më kredibil i pozicionimit të projekteve muzikore në raport me dëgjimin në publik, shkruan Telegrafi.
Ky është suksesi më i madh i Era Istrefit deri tash, pasi po tregon se edhe në SHBA po depërton suksesshëm.
Era mbrëmë performoi LIVE në Facebook nga objektet e Billboard, mediumit më kredibil muzikor në botë.
Së shpejti priten projekte të reja nga këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/