Telegrafi

E jashtëzakonshme: Departamenti amerikan i shtetit e paralajmëroi tragjedinë një ditë më parë? (Foto)

Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë u tërhoqi vërejtjen shtetasve amerikanë për rritje të rrezikut nga grupet terroriste në gjithë Turqinë dhe që të shmangin udhëtimet sidomos në Juglindje të Turqisë.

Sipas një fotografie, në të cilën shihet një postim i Ambasadës amerikane në Turqi, që është shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se turistët e huaj përfshirë ata nga SHBA-të janë të targetuar nga grupet dhe organizatat terroriste, transmeton Telegrafi.

Më tej kumtesa e Departamentit Amerikan të Shtetit citon vërejtjen mbarë botërore të datës 3 mars 2016, që ajo ende vlen, e ku thuhet se aeroportet, stadiumet e ngjarjeve sportive dhe vende publike përgjatë Evropës dhe SHBA-së janë të synuara nga terroristët. /Telegrafi/

Kliko KËTU