Site icon Telegrafi

E jashtëzakonshme! Çmenden serbët, nënkryetari i partisë së Ivica Dacicit përkrahë Kosovën (Foto)

Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Branko Ruzic ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Twitterit teksa shihet përkrah presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

E gjithë kjo pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit, e cila u ndodhi në kongresin e 40-të në Budapest të Hungarisë.

Ruzic, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit, transmeton Telegrafi.

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzic, i cili është personi numër dy i partisë së Ivica Dacicit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i medieve serbe dhe një pjese të shoqërisë civile, të cilët dërguan komente fyese në adresë të tij për fotografitë e publikuar me Vokrrin.

Kujtojmë se Ruzic në vitin 2014 qëndroi në Kosovë, me ç’rast ishte takuar me Vokrrin, ndërsa vlen të theksohet se ai është nënkryetar i Partisë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit. /Telegrafi/

Exit mobile version