Kinemaja e qytetit të Prishtinës, Cineplexx e cila tre muaj më parë u hap me një investim prej miliona eurosh, ka shënuar një numër të madh të vizitorëve dhe atë hiq më pak se 100 mijë që nga moment i hapjes.
Këtë gjë e kanë arritur falë përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së madhe për të qenë në hapë me kohën dhe kinematë botërore.
Të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë premierat e filmat më të kërkuar nga Hollywoodi, patjetër se duhet ta vizitojnë këtë kinema, e cila në masë të madhe po argëton qytetarët e të gjitha moshave.
Ndërkaq, vizitori fatlum i 100 mijë është shpërblyer nga stafi i Cineplexx me një maicë Logan, meny falas dhe një biletë. /Telegrafi/