Site icon Telegrafi

E jashtëzakonshme – 10 mijë tifozë të Napolit në stadium pesë orë pa filluar ndeshja kundër Realit (Foto)

Nuk do ta besoni, por tashëm mbi 10 mijë tifozë të Napolit kanë zënë vendet në stadiumin ‘Sao Paolo’ për ndeshjen me Real Madridin.

Njëri prej stadiumeve të flakta në Itali edhe sonte do të jetë në ‘flakë’, pasi tifozët e Napolit nuk kursehen në përkrahjen e skuadrës së tyre të zemrës.

Tashëm mbi 10 mijë tifozë gjenden në stadium, ku kanë filluar këngët e tyre.

Kjo tri orë pa filluar ndeshja, por mësohet se që nga ora 16:00 ka filluar të mbushet stadiumi.

Pamje nga stadiumi Sao Paulo

Real Madridi është mësuar të luajë përballë tifozërive armike, por napolitanët dinë të jenë shumë të zhurmshëm.

Mbretërit e kanë fituar ndeshjen e parë 3-1, ndërsa ndeshja kthyese pritet të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/

Exit mobile version