Pele ka reaguar për penalltinë e humbur nga Kylian Mbappe në përballje me Zvicrën në 1/8 e finales në Euro 2020, gjë që i kushtoi me eliminim Francës.
Koha e rregullt përfundoi 3-3 të hënën mbrëma, derisa në vazhdime nuk pati ndryshim rezultati, duke bërë që ballafaqimi të shkonte në ekzekutimin e penalltive.
Rezultati nga penalltitë ishte 5-4 për Helvetikët dhe erdhi momenti që ylli i Paris Saint-Germain të gjuante.
Por, portieri i zviceranëve doli të parashikonte saktë se nga do të gjuante 22-vjeçari, duke e ndalur atë dhe më pas filloi festa.
Pele i ka thënë Mbappes se ai duhet ta mbajë kokën lartë, pasi një aventurë e re do të fillojë për të qysh nga nesër, duke lënë të kuptohet se janë gjëra që mund t’i ndodhin çdo lojtari.
“Mbajë kokën lartë, Kylian! Nesër do jetë dita e parë e aventurës së re”, shkroi legjenda e futbollit.
Mbappe cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në sportin më të ndjekur në botë dhe parashikohet si pasues i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. /Telegrafi/
Keep your head up, Kylian! Tomorrow is the first day of a new journey, @KMbappe.
— Pelé (@Pele) June 28, 2021