Telegrafi

E humbi një përballje të Chelseat për shkak të dhëmbit të dëmtuar – Mount shfaq momentin që tifozët e pëlqyen shumë

Mason Mount i është nënshtruar një operacioni dentar për të hequr dhëmbin e tij të dëmtuar – diçka që e bëri atë të humbiste një ndeshje me Chelsean në xhiron e parafundit.

Mesfushori shënoi një hat-trick kundër Norwichit në fund të muajit të kaluar, por humbi takimin si mysafir i Newcastles. Më pas ai bëri vetëm një paraqitje si zëvendësues prej pesë minutash kundër Burnleyt fundjavën e kaluar.

Ai u ftua në skuadrën e Anglisë për t’u përballur me Shqipërinë dhe San Marinon, por mbërritja e tij në kamp u vonua për shkak të problemit me dhëmbë.

Tani, megjithatë, 22-vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe rikuperimi i tij do të monitorohet në ditët në vijim.

Edhe nëse Gareth Southgate mund të mos e ketë parë gjendjen e Mount, ai mund ta gjejë një video në rrjetet sociale.

Një sekuencë e publikuar nga ai në internet, tregon qartë dhimbjen që kishte, mirëpo kishte një referim për dentistin, duke e quajtur atë si një “G.O.A.T” të mjekimit.

Lojtari pjesërisht nuk mund të ndjente një pjesë të fytyrës së tij, shkaku i mpirjes që i ishte bërë për të ndërhyrë në dhëmbin e dëmtuar.

Natyrisht se video u bë virale në internet, me tifozët që e vlerësuan diçka të bukur dhe që rrallë mund të shihet nga një lojtar profesionist. /Telegrafi/

https://twitter.com/masonmount_10/status/1458139448374403087?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1458139448374403087%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1782891-mason-mount-video-chelsea-star-goes-viral-after-having-tooth-removed