Pamjet nga një kamerë veture kanë kapur momentin kur një makinë përfundoi duke u “rrotulluar” pasi u përpoq të parakalonte.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të filmuara rreth orës 9 të mëngjesit më 1 qershor, tregojnë furgonin e bardhë që papritmas po kalonte nëpër të dy korsitë e Churchill Way South në Salisbury – Angli.
Pasi parakaloi automjetin që po filmonte, makina futet në pjesën qendrore dhe “rrotullohet” në anën e tij para se të kthehet me kokë poshtë.
Dhe pjesë të veturës fluturojnë nga makina e bardhë ndërsa rrotullohet për tu ndalur, dhe një rrotë mund të shihet duke udhëtuar poshtë rrugës.
Pasagjeri në makinë tha se gruaja e tij, e cila po ngiste makinën, i tha atij që shoferi i furgonit kishte qenë ‘duke bërë gjeste dhe duke tundur grushtin dhe krahët’ ndërsa ishte pas tyre.
Policia e Wiltshire konfirmoi që shoferi i furgonit pësoi dëmtime në shpinë dhe kokë pas përplasjes dramatike të një automjeti javën e kaluar.
Ndërkohë mjekët kishin trajtuar automobilistin në vendin e ngjarjes dhe ai u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.
Policia tha se lëndimet e tij nuk besohej të ishin ‘kërcënuese për jetën’. /Telegrafi/