Site icon Telegrafi

E humbi bastin me portierin e Dritës, tifozi mbetet pa flokë (Video)

Ditë më parë portieri gjilanas kishte vënë bast me një tifoz të Dritës, se nuk do të pësonte gol në derbi.

Basti ishte që nëse Latifi pëson gol atëherë do të mbetej pa flokë pasi tifozi do t’ia hiqte ato, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Latifi u detyrua ta qoj në fund bastin.

Artan Latifi ia preu flokët tifozit duke u treguar i suksesshëm edhe në një zanat tjetër përveç ati të portierit.

Gjatë videos së publikuar shihet një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në lokalin ku Latifi ishte së bashku me drejtorin sportiv të Dritës dhe tifozin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version