Italiani Gianmarco Tamberi i ka kërkuar falje gruas së tij pasi humbi unazën e martesës gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Bëhet e ditur se 32-vjeçari kampion i botës po valëviste flamurin për Italinë, teksa anija me atletët e saj lundroi në lumin Sena, kur unaza i rrëshqiti nga gishti.
“Më fal dashuria ime, më vjen shumë keq”, ka shkruar ai në një postim kushtuar bashkëshortes së tij, Chiara Bontempi Tamberi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
gianmarco tamberi così gasato che come scende dal battello va al louvre a riprendersi la gioconda
— 𝗅𝖾𝗇𝖽𝗈𝗋𝗆𝗂𝗇 (@cmqgloria) July 26, 2024
Atleti fajësoi “humbjen e shumë kilogramëve” dhe “entuziazmin e papërmbajtshëm” për fatkeqësinë.
“Nëse do të duhej të ndodhte, nëse do të më duhej ta humbja këtë unazë, nuk mund të imagjinoja një vend më të mirë”, shkroi ai, duke pretenduar se unaza tani do të “mbetej përgjithmonë në shtratin e lumit të qytetit të dashurisë”.
“Vetëm ti mund ta kthesh këtë në diçka romantike”, ka shkruar Chiara nën kërkimin e faljes së të shoqit.
Siç raportohet, dyshja janë të martuar që nga shtatori i vitit 2022. /Telegrafi/