Telegrafi

E humb një rast ideal, Ajeti shqyen fanellën nga zemërimi (Video)

St Gallen ka humbur një ndeshje tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Luganos.

Vendasit ishin favoritë në këtë takim dhe një fitore eventuale do t’i largonte ata nga rreziku për mbijetesë.

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti humbi një rast të mirë shënimi në minutën e 60-të të ndeshjes.

20-vjeçari u zemërua shumë me rastin e humbur dhe për një moment shqeu fanellën që kishte veshur.

Në atë moment ai kërkoi një fanellë të re, mirëpo gjyqtari e detyroi të largohej nga loja për disa minuta për ta ndërruar fanellën.

Ajeti u kthye në ndeshje, por skuadra e tij pësoi gol pikërisht nga një shqiptar tjetër i cili ishte Armando Sadiku që i siguroi tri pikët Luganos. /Telegrafi/