Cristiano Ronaldo festoi atë që ai mendoi se ishte goli fitues i minutës së fundit duke hequr fanellën e tij – por goli nuk u pranua.
Superylli portugez doli u inkuadrua në fushë nga banka rezervë te Juventusi në hapjen e sezonit kundër Udineses dhe shënoi në shtëpi një krosim të shkëlqyer nga Federico Chiesa në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi Juventusin në epërsi 3-2 dhe menjëherë hoqi fanellën e tij për të festuar.
VAR ruled Ronaldo’s goal as offside 😩 pic.twitter.com/g08S98PaOc
— 🇨🇩🇸🇱 (@F1avs) August 22, 2021
Por, një kontroll nga VAR-i vlerësoi se Ronaldo ishte në pozitë jashtë loje dhe kështu goli u anulua dhe loja përfundoi 2-2.
Festimi i Ronaldos nuk llogaritej për asgjë, megjithëse kartoni i tij i verdhë qëndronte akoma. /Telegrafi/