Site icon Telegrafi

E hodhi në mbeturina fëmijën e porsalindur – thotë se u frikësua se mund të përjashtohet nga puna (Video)

Nga frika se mund ta largojnë prej pune, një grua që u bë nënë për herë të parë e ka braktisur fëmijën në një kontejner mbeturinash në Uberaba të Brazilit.

Fëmija një ditësh që ishte mbështjellë me batanije të vogël, është gjetur prej banorëve, derisa ende e kishte të lidhur kordën e kërthizës, transmeton Telegrafi.

Policia e ka arrestuar 25-vjeçaren derisa punonte, pasi kolegët kishin dëgjuar për një fëmijë të braktisur, ndërsa dyshonin në kolegen e tyre që ‘humbi peshë brenda një nate’.

Në fakt, ajo e kishte fshehur shtatzënësinë dhe kishte vetëm dy muaj që punonte si pastruese, pasi ishte frikësuar se mund ta përjashtonin.

Kur menaxheri kishte treguar për fëmijën e braktisur, e dyshuara ka nisur të sillej çuditshëm, ndërsa kërkoi të shkonte më herët në shtëpi.

Pasi u shoqërua në mbajtje, ajo pranoi se kreu aktin mizor, pasi frikësohej se mund të mbetej e papunë. /Telegrafi/

https://youtu.be/nPwKtmz9Rdo

Exit mobile version