Site icon Telegrafi

E hodhi gjashtëvjeçarin nga kati i 10-të i një ndërtese, i riu nga Anglia dënohet 15 vjet burg

Një i ri nga Anglia që e hodhi një gjashtëvjeçar nga kati i 10-të i një ndërtese në Londër, dënohet 15 vjet burgim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jonty Bravery, 18 vjeç, nga qyteti i Northolt ishte shkaktar i këtij sulmi, njofton prokuroria.

Bëhet e ditur se gjashtëvjeçari pësoi rrjedhje të gjakut në tru dhe fraktura në shpinë duke e lënë atë edhe sot me lëndime të rënda.

Jonty Bravery

“Ai ka pësuar lëndime të përhershme”, tha gjykatësja e këtij rasti, pasi Bravery e kishte pranuar përpjekjen e vrasjes. /Telegrafi/

Exit mobile version