Site icon Telegrafi

E hipin në tren së bashku me krevat

Të shastisurin 25-vjeçar Gerl Kittler e ka zgjuar policia gjermane në stacionin hekurudhor në qytezën Warngau me një milion pyetje. Gerl më herët ishte dehur keq dhe kishte rënë në gjumë në një ndejë jo larg prej kësaj qyteze, derisa miqtë e tij e kishin dërguar atë së bashku me krevat në stacionin hekurudhor një kilometër e gjysmë larg shtëpisë ku kishin bërë ndejën. Ata kishin blerë tiketën edhe për të edhe për krevatin të cilin në arkë e kishin bërë hesap si “biçikletë”. Vetëm pas gjashtë kilometrash nga vendi i nisjes e kishte zgjuar policia.

“Gjithmonë flejë si fëmija, prandaj nuk kam hetuar asgjë derisa nuk më ka zgjuar policia dhe më ka kërkuar letërnjoftimin”, ka thënë i riu.

Pas kësaj ai e ka kuptuar se nuk ka para me veti dhe se bateria e celularit i ishte zbrazur.

“Kam vrapuar prapa në shtëpi, drejt e në krevat”, ka thënë Gerl.

Exit mobile version