Telegrafi

E hëngrëm të gjithë: Bukuroshja “shtatzënë” po promovonte turizmin (Video)

Pavarësisht se kishte dyshime për historinë e saj, sërish ajo ishte ndër më të lexuarat.

Natalie pretendonte se kishte kaluar një natë të zjarrtë me një djalosh bukurosh në Sunshine Coast të Australisë.

Por pasi u ndanë pa i marrë identitetin, vajza pretendonte se kishte mbetur shtatzënë dhe tani kërkonte ndihmë për të gjetur babanë e fëmijës.

Ajo që nuk dinim ishte se vajza në fakt ishte një studente që ka mbaruar për marketing dhe turizëm.

Ajo ishte punësuar nga një kompani për të promovuar turizmin në Sunshine Coast.

Vajza quhet Alizee Michel dhe në një video tjetër ka zbuluar se kush është mashkulli që kërkonte.

Në fakt ai është drejtuesi i kompanisë që e kishte punësuar. /mapo.al/