Telegrafi

E hendikepuara që jep këshilla grimi (Video)

Në një video ajo tregon për gjendjen e saj.

“E vërteta është që nuk mund t’i lëvizë duart. Kjo sepse para 10 vjetësh kam pësuar një aksident me makinë”, është përgjigjur Bone, transmeton Klan Kosova.

Ajo tregon se sa të vështirë e ka pasur kur pësoi aksidentin, e nuk mund të bënte asgjë që bënte përpara aksidentit.

“Kam humbur shumë e nuk doja ta humbisja edhe identitetin. Kam shumë pengesa në jetë. Unë nuk mund të vishem vetë apo t’i rregullojë flokët. Të vetmën gjë që mund ta bëjë vet është grimi”, shprehet Bone.

Bone ka treguar se për këto dhjetë vjet, ka mësuar disa mënyra të tjera që të bëjë grim.

Ajo madje edhe i këshillon të gjithë ndjekësit e saj që kurrë të mos dorzohen.

“Nëse ke një pengesë në rrugë, atëherë provo mënyra të tjera. Zbuloi metodat e tua”.