Policia greke ka arrestuar një femër 23-vjeçare, pasi një foshnje e vogël u gjet në një kosh plehrash në qytetin grek Kalamata.
Një foshnjë e cila ishte lindur para vetëm disa ditëve u zbulua aksidentalisht nga një banore e zonës, e cila e dëgjoi duke qarë në një kosh plehrash.
Nëse ajo nuk do të ishte vërejtur atëherë foshnja nuk do të kishte mbijetuar, pasi një kamion për mbledhjen e hedhurinave do të mbërrinte së shpejti, raporton BBC.
“Foshnja pati fat në aksident. Pati një vonesë në mbledhjen e mbeturinave atë ditë. Kamionët tanë, përveç mbledhjes së tij, ata edhe i ngjeshin mbeturinat”, tha Thanassis Vassilopoulos, kryetari i Komunës së Kalamatës.
Vassiliki Tsoni, gruaja që gjeti fëmijën, tha që foshnja ishte në një qese letre. Kur e dëgjoi klithmën, ajo së pari foli me fqinjët që i thanë asaj se ishte ndoshta një mace. Por për fat të mirë ajo shkoi në koshin e plehrave për të parë se çfarë po ndodhte.
Policia mbërriti në vendngjarje shumë shpejt dhe fëmija u transportua në spital. Mjekët besojnë se ajo do të shërohet plotësisht.
Sipas informacioneve të fundit, nëna e dyshuar e fëmijës u arrestua për tentativë vrasjeje. /kp/Telegrafi/