Ministrja franceze e Industrisë është filmuar në një moment paniku në Paris, raporton Daily Mail.
Bëhet fjalë për Agnes Pannier-Runacher, 46-vjeçe, po merrte pjesë në një ceremoni në Place de la Concorde, transmeton Telegrafi
Politikania franceze u kaplua nga paniku kur e kuptoi se e kishte lënë maskën në veturë, që largohet para syve të saj.
Televizioni francez BFMTV ka transmetuar momentin kur Pannier-Runacher vrapon pas veturës, kur kolegët ia bëjnë me dije se nuk e ka maskën me vete.
Për fa të mirë, anëtarët e stafit kishin menduar për gjithçka – ata i dhanë një tjetër, duke bërë që ajo të ndihet më e qetë.
Kujtojmë që bartja e maskës ka qenë e obligueshme për të gjithë ata që kanë marrë pjesë për në festën kombëtare. /Telegrafi/