Telegrafi

“E harroi” që foshnjën e kishte aty, karroca bie mbi shinat e trenit – një makth i keq i përjetuar nga një nënë në Australi (Video)

Makthi më i keq i çdo prindi u bë realitet për një nënë pasi karroca e foshnjës së saj ecë duke rënë mbi shinat e trenit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje që tregojnë momentin e tmerrshëm kur një karrocë fëmijësh bie mbi shinat e trenit të stacionit mjaft të ngarkuar West Ryde në Sydney.

Siç thuhet më tej, ka qenë nëna ajo që ishte hutuar duke tentuar të ndihmonte një fëmijë tjetër që kishte mbetur brenda ashensorit, duke harruar foshnjën, gjegjësisht karrocën.

Më pas, karroca, e pakontrolluar nga askush, shkon në drejtim të platformës dhe bie në shinat e trenit duke u rrokullisur.

E gjendur në një situatë të sikletshme, e ëma reagon duke kërcyer tek shinat e trenit, në tentim për ta shpëtuar foshnjën për tu goditur nga treni.

Publikimi i pamjeve thuhet se është bërë nga autoritetet australiane, të cilat kryesisht kishin për qëllim ndërgjegjësimin e pasagjerëve.

Siç potencohet, vetëm gjatë vitit 2016 në transportin publik të Australisë kanë ndodhur rreth 2000 aksidente për shkak të hutimit të udhëtarëve, kryesisht pas telefonave, apo edhe nga nxitimi. /Telegrafi/