Site icon Telegrafi

E harmonizuar perfekt: Aktorja ka treguar se si bartet ngjyra më e popullarizuar këtë sezon!

Të gjitha nuancat e ngjyrës së trëndafiltë këtë sezon janë në trend

Shumica e damave i janë gëzuar kësaj nuance femërore, e cila nuk është karakteristike për vjeshtën, transmeton Telegrafi.

Aktorja Priyanka Chopra, (37), duket që është adhuruese e madhe e kësaj ngjyre, andaj ka vendosur të shëtisë në këtë veshje, nga koka deri te thembrat, në këtë veshje.

Është fotografuar para një restoranti ku është takuar me bashkëshortin e vet Nick Jonas.

Fanellën me fyt ngjyrë ciklamine e ka kombinuar me fundin i cili ndjek linjën e trupit në nuancë diç më të shndritshme të ngjyrës së trëndafiltë.

Këpucët me taka të larta kanë qenë identike me nuancën si edhe fundi.

Ajo përfundimisht di se si të theksojë më të mirën në trupin e saj.

Me kombinimin e këtillë ka zgjedhur edhe çantën e thurur ngjyrë kremi me detaje ngjyre të trëndafiltë, e cila shkëlqyeshëm ka shoqëruar gjithë tregimin e modës.

Ndonëse, buzëqeshja e gjerë dhe karizma e saj janë ato që aktorja më parë merr.

Sa ju pëlqen juve kjo veshje? /Telegrafi/

Exit mobile version