Telegrafi

E guximshme apo e çmendur? Gruaja puth aligatorin, i cili vetëm një javë kishte kafshuar dikë që ishte futur në “territorin” e tij! (Video)

Ky është momenti drithërues kur një grua rrezikon jetën e saj për të puthur një aligator në hundë.

Në videon disa sekondëshe, përcjell Telegrafi, gruaja e guximshme ulet dhe “ledhaton” aligatorin, para se ti jepte një puthje.

Bëhet e ditur se aligatori, i quajtur Big Al, është më i madhi i kapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe është pikërisht Rachel Withers, 31 vjeçe, nga Rock Hill, Karolina e Jugut, ajo që ka folur për një përvojë të tillë.

Rachel thotë: “Kur arrita atje, kisha idenë për të puthur Big Al!”

“Isha nervoze dhe e shqetësuar. Kjo është ndoshta gjëja më e rrezikshme që kam bërë, veçanërisht pasi Al kishte kafshuar dikë që hyri në ‘territorin e tij’ një javë më parë”. /Telegrafi/