Këngëtarja Rihanna është një ikonë e muzikës, dhe sigurisht që për këtë gjë ajo është shumë e ndjekur në rrjetete sociale.
Të jesh një figurë publike duhet kujdes i madh kur paraqitesh para publikut, por kjo mesa duket nuk vlen gjithnjë për këngëtaren e hitit “Umbrella”.
Së fundmi, 28 vjeçarja është kapur nga paparacët gjatë hipjes së saj në avion për në Parisi, gjersa kanë shfaqur këngëtaren shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë.
Ajo kishte veshur një palë tuta të thjeshta, me një xhup ngjyrë rozë e ndërsa në fytyrë nuk kishte vendosur fare makijazh.
Kjo paraqitje e saj u cilësua si e guximshme, pasi ka vënë në pah edhe njëherë natyralitetin e këngëtares, që ndryshe nga këngëtaret e tjera nuk është e detyruar që të jetë gjithmonë me makijazh. /Telegrafi/