Site icon Telegrafi

E grushton pandërprerë në prezencë të djalit adoleshent, kamerat e sigurisë filmojnë tmerrin në Leicester (Video, +18)

Një nënë ka folur për tmerrin që e kishte përjetuar kur një person i panjohur filloi vazhdimisht ta grushton në fytyrë në oborrin e shtëpisë, dhe atë në prezencë të djalit të saj adoleshent.

Gemma Cooper, 30-vjeçe, ishte sulmuar brutalisht nga një i ri i cili pa kurrfarë paralajmërimi iu afrua dhe filloi ta godiste, ndërsa kamerat e sigurisë të instaluara në katin e dytë të shtëpisë kanë filmuar gjithçka, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër faktin që dy persona tjerë mundoheshin ta mbrojnë, ajo goditet tri herë nga një i ri që vazhdimisht e mbante për fyti.

Ngjarja e tmerrshme është postuar në internet nga njerku i kësaj nënë Jimmy Wells, ndërsa ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Leicester të Anglisë.

Nëna e tre fëmijë është zotuar se nuk do të lë gurë pa lëvizur, derisa të padit sulmuesin që ishte shfaqur në shtëpinë e saj në Leicester së bashku me dy shokë tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version