Site icon Telegrafi

E grimuar kuq e zi krenohet me origjinën e saj, Ava Max: Kthehem te rrënjët e mia shqiptare

Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver)

Artistja e re shqiptare që po bën famë në tregun ndërkombëtar, Ava Max, ka treguar edhe njëherë se është krenare me origjinën e saj.

Teksa po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Torn”, Ava Max është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj një fotografi, ku shfaqet e grimuar në ngjyrat kuq e zi.

Lexo po ashtu Ava Max vazhdon të shënojë shifra të larta dëgjimesh në Spotify

Në përshkrimin e fotografisë, ajo shkruan se është krenare me prejardhjen dhe simbolet e vendit të saj amtar.

“Kthim prapa te rrënjët e mia, shqiptare”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, rrjedh nga një familje shqiptare me prejardhje nga Saranda.

Ava Max (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Prindërit e saj emigruan si të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo gjithmonë është rritur në frymën shqiptare dhe madje flet shumë mirë shqip. /Telegrafi/

Exit mobile version