Futbollisti i Barcelonës, Gavi, u transportua në spital gjatë ndeshjes kundër Real Betis, pasi mori një goditje në kokë me top, për t’u përplasur pastaj në tapetin e gjelbër.
Lojtari u godit nga topi në kokë dhe dukej se gjithçka ishte në rregull dhe se Gavi do të vazhdonte lojën, por ai ra shumë shpejt në bari dhe menjëherë në stadiumin “Nou Camp” nisi paniku.
Fatmirësisht, ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në fushë dhe ka ofruar ndihmë për mesfushorin e Barcelonës, pas së cilës ai është nxjerrë jashtë fushës dhe është transferuar menjëherë në spital, ku do të vazhdojë të ekzaminohet.
17-year-old sensation Gavi had to be carted off the pitch in Barcelona’s match against Real Betis ?
Hope he’s alright ? pic.twitter.com/ftwf5AsuPI
— International Champions Cup (@IntChampionsCup) December 4, 2021
Mediat spanjolle tashmë shkruajnë se ndoshta bëhet fjalë për një tronditje, por informacioni zyrtar është më i rëndësishmi dhe klubi ka konfirmuar se ai është dërguar në spital, asgjë më shumë.
Get well soon Gavi ?pic.twitter.com/QTLcrmFtHm
— H (@hazfcb_) December 4, 2021
Gavi i ka gëzuar të gjithë me lojërat e tij për kombëtaren spanjolle dhe posaçërisht mbetet për t’u mbajtur mend deklarata e trajnerit Luis Enrique, i cili tha se luan “si në oborrin e shtëpisë”.
Edhe trajneri i ri i Barcelonës, Xavi prej ardhjes së tij i ka besuar talentit, sikurse që bëri edhe Ronald Koeman.
LATEST NEWS | Gavi was taken to the hospital in accordance with protocol after becoming dazed during today's game #BarçaBetis pic.twitter.com/p8ZCbIcNfF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 4, 2021
Barcelona pësoi humbje në këtë takim në shtëpi me rezultat 1-0. /Telegrafi/