Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham e goditi me shuplakë në kokë mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Mallorcas kundërshtarin e tij Pablo Maffeo.
Të enjten, kampioni në fuqi i Spanjës mposhti me rezultat 3-0 Mallorcan në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Bellingham e shënoi golin e parë pas diku rreth një ore lojë, para se Martin Valjent të shënonte autogol dhe goli i tretë nga Rodrygo që vulosi fitoren e madhe.
Sidoqoftë, nuk ishte goli i Bellingham ai i cili ‘rrëmbeu’ titujt e ballinave nga gazetat spanjolle, pasi reprezentuesi anglez u pa duke e goditur njërin prej kundërshtarëve gjatë ndeshjes.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshin në një përleshje në mesin e fushës, duke detyruar stafin dhe sigurimin që të ndërhyjnë për t’ ndarë.
Incidenti i Bellingham me Maffeon ndodhi më herët gjatë ndeshjes, pasi ky i fundit u përlesh me disa lojtarë të Real Madridit gjatë ndeshjes.
Nombre: Jude Victor William Bellingham.
Profesión: domador de paletos.
— 𝐃 𝐀 𝐍 𝐈 ‼️ (@danii7mm) January 9, 2025
“Maffeo është një futbollist shumë provokues i cili kërkon të jetë në qendër të vëmendjes kur luan ndaj Madridit”, ka thënë panelisti i Marca-s, Gonzalo Miro.
Por kolegu i tij Emilio Contreras nuk ia hodhi tërësisht fajin Maffeos, duke kritikuar edhe sjelljen e Bellingham.
“Mendoj se është një sjellje e papranueshme nga futbollistët profesionistë. Bellingham duhet të kritikohet për shuplakën, është e panevojshme. Dhe Maffeo, është për të ardhur keq”, ka thënë Contreras./Telegrafi/