Site icon Telegrafi

E goditi me grushte bashkëshorten, prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit A.K., nga Komuna e Gjakovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 paragraf. 3 nën paragraf 3.1 të KPRK-së.( Dhunë në Familje).

“Me datën 08.04.2019, në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehuri A.K., i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin, goditje këto të cilat kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version