Telegrafi

E goditi me grusht në fytyrë, deveja e kafshon dhe shtyp për vdekje burrin në Siberi

Deveja e “zemëruar” ka kafshuar dhe shtypur për vdekje një burrë, në kampin e fëmijëve në Siberi.

51-vjeçari është filmuar duke grushtuar devenë në fytyrë, veprim ky që u cilësua si provokim nga kafsha, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se kafsha ishte nervozuar me veprimin e burrit – duke ia kthyer me të njëjtën monedhë. E kafshoi disa herë dhe e shtypi për vdekje.

Viktima ishte dërguar në spitalin më të afërt në Omsk, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën pavarësisht tentimeve të shumta.

Devetë me dy gunga mund të rriten deri në mbi tri metra, dhe mund të peshojnë deri në 820 kilogramë.

Zyra e kryeprokurorit ka hapur hetimet, për të përcaktuar nëse deveja ishte lejuar qëllimshëm nga dikur që të futet në kampin e fëmijëve. /Telegrafi/