Site icon Telegrafi

E goditi me elektroshok 95-vjeçaren që vuante nga demenca në shtëpinë e të moshuarve, shpallet fajtor polici australian

Një zyrtar policor që goditi me elektroshok 95-vjeçaren me simptoma të demencës në një shtëpi të moshuarve në Australi, është shpallur fajtor.

Kristian White, 34-vjeç, përdori armën e tij në Clare Nowland, pasi stërgjyshja u pa me thikë të kuzhinës në orë në orët e para të mëngjesit të 17 majit 2023, transmeton Telegrafi.

Një javë më vonë vdekja e saj shkaktoi zemërim publik, por White argumentoi në gjyq se përdorimi i forcës ishte i arsyeshëm dhe në proporcion me kërcënimin.

Prokurorët megjithatë thanë se Nowland – e cila nuk mund të lëvizte pa një karrocë dhe peshonte më pak se 48 kilogramë, nuk përbënte rrezik dhe se “mosdurimi” i policit çoi deri te kjo.

Policia dhe mjekët ishin thirrur në Yallambee Lodge në Cooma rreth 114 kilometra në jug të Canberra – pasi Nowland ishte parë duke bredhur në shtëpinë e kujdesit me dy thika bifteku.

Gjatë procesit gjyqësor u tha se deri Nowland nuk ishte diagnostikuar zyrtarisht me demencë ajo kishte shenja të kësaj sëmundje disa muaj para vdekjes së saj dhe nganjëherë ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Një natë ajo ishte futur në dhomën e një banori tjetër – duke mbajtur në duar thikat – u tha ndër tjera në gjyq, duke u theksuar se banori nuk ishte ndjerë i sigurt dhe se më vonë kishte hedhur njërën nga thikat në drejtim të stafit.

Kur ekipet emergjente arritën në vendin e ngjarjes, gjetën Nowland të cilës i kërkuan ta hedhë në tokë thikën që e mbante në dorën e djathtë.

Në ato momente ajo është goditur me elektroshok, kurse pamjet e lëshuara në gjyq shfaqin gruan duke përdorur karrocën për të lëvizur ngadalë.

Nga goditja me elektroshok, ajo ka përplasur kokën në dysheme – përplasje kjo që ishte fatale duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme në tru. /Telegrafi/

Exit mobile version