Telegrafi

E goditën me çekan për t’ia marrë motoçikletën (Video)

Në pjesën lindore të Londrës, dy të rinj e kanë sulmuar një motoçiklist me çekan.

Ai ka provuar t’u rezistojë dyshes, John Smith dhe Shemar Williams, por ka qenë e pamundur, sepse është goditur me mjetin e fortë që përdoret në ndërtimtari.

Mirëpo, në bazë këtij rasti, Policia i ka zbuluar 16-vjeçarët që e vodhën motoçikletën dhe i ka arrestuar.

Më pas, është zbuluar se ata të dy në bashkëveprim, kanë kryer edhe 34 vjedhje duke kërcënuar me çekan dhe thikë.

Për këtë arsye, Smith është dënuar me gjashtë vite burg, kurse Williams do që qëndrojë katër vite e gjysmë prapa grilave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9AiEiy9SygY