Pamjet tregojnë momentin kur policia arrestoi një burrë në Angli i cili theri me thikë për vdekje vëllain e tij më të vogël pasi thuhet se i kishte bërtitur qenit të familjes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Samuel Campbell, 24-vjeçar, vdiq nga një plagë e vetme në gjoks gjatë përleshjes me vëllanë e tij William në kopshtin e nënës së tyre pak pas mesnatës së 18 qershorit.
Policia dhe ekuipazhet e ambulancës nxituan në shtëpinë në Silksworth, Sunderland, ku gjetën Samuelin të shtrirë i mbuluar me gjak disa momente më vonë.
Campbell, nga Stokesley, North Yorkshire, mohoi vrasjen, por u shpall sot fajtor pas një gjyqi njëjavor në Gjykatën e Kurorës së Newcastle.
Atij iu është caktuar masa e paraburgimit dhe do të dënohet më 5 janar.
Pamjet nga kamerat e policisë, të cilat iu shfaqën një jurie gjatë gjyqit, tregojnë Campbell duke e pranuar me qetësi para një oficeri që e goditi me thikë vëllain e tij ‘nga inati’.
Më pas ai vazhdon të pyesë oficerin për ‘protokollin’ e arrestimit të tij.
Ai i thotë një oficeri: ‘E godita me thikë nga inati.’
Polici i përgjigjet: ‘Je i arrestuar.’
Campbell pyet: ‘Çfarë nënkupton kjo? Unë e kuptoj protokollin, por çfarë nënkupton kjo?
‘Çfarë duhet të bëj?’
Juria dëgjoi se Campbell sulmoi vëllain e tij pasi ata u grindën sepse Samueli ‘i kishte ngritur zërin qenit’.
Ai pretendoi se donte që Samueli t’i ‘kërkonte falje’ qenit që i kishte bërtitur, por në vend të kësaj i futi një thikë në gjoks.