Site icon Telegrafi

E godiste me thikë pandërprerë në mes të ditës në Brooklyn, policia vihet në kërkim të sulmuesit – viktima dërgohet në spital

Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e therur vazhdimisht me thikë një grua në parkun e Brooklynit në mes të ditës, ka njoftuar policia e Neë Yorkut.

Policia publikoi pamjet ku viktima 36-vjeqe rreth orës 13:20 para një ndërtese në Underchill Avenue, vetëm dy blloqe larg parkut gjigant, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi kishte nxjerr një lloj thike që ngjasonte me sëpatë me të cilën e godet pandërprerë viktimën. Në anën tjetër policia është vënë në kërkim të sulmuesit.

Motivet e këtij sulmi mbeten akoma të paqarta, kurse hetuesit po tentojnë të mësojnë nëse sulmuesi e njihte më herët viktimën apo thjesht ishte cak i momentit.

Viktima është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të shumta, megjithatë pas intervenimit kirurgjik gjendja shëndetësore iu përmirësua. /Telegrafi/

Exit mobile version