Ky është momenti kur demi të cilin e godisnin me shkopinj druri në Catejon të Spanjës, i vërsulet turmës.
Qindra qytetarë kishin dalë në rrugën Sarasate de Castejon për të marrë pjesë në festivalin e demave, por jo gjithçka shkoi si e kishin planifikuar.
Me të lëshuar në rrugë demat, njëri prej tyre filloi të goditet me shkopinj nga turma duke qëndruar prapa rrethojave mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Por në një moment demi kaloi rrethojën mbrojtëse dhe goditi dy persona të cilët nga goditjet e fuqishme humbën vetëdijen dhe mbetën të shtrirë në tokë.
Fernando Miguel, 61-vjeç dhe 82-vjeçarja Teresa Martinez që u goditën nga demi. Për shkak të plagëve të marra, ata janë dërguar në spital për trajtim. /Telegrafi/