Një burrë nga India ka pësuar lëndime të rënda trupore, kur një lopë që po ecte prapa tij e godet me brinjë dhe e hedh në një gropë që ishte para tij.
Në fillim gjithçka dukej qetë dhe burri që po ecte në një rrugë në jug të Indisë, befasohet nga lopa që nga pas e godet dhe e ngrit në ajër për të përfunduar në një gropë, transmeton Telegrafi.
Ishin kalimtarët e rastit që i dolën menjëherë në ndihmë duke e nxjerrë nga gropa, ndërsa lopa që e goditi vazhdoi rrugëtimin krejtësisht e qetë.
Ishin kamerat e sigurisë që kapën këtë moment të pazakontë në afërsi të Godavarit në Andhra Pradesh, ku prej asaj kohe pamjet e publikuar në internet janë bërë virale. /Telegrafi/