Ky është momenti rrëqethës kur një burrë theret me thikë në qafë nga një i panjohur, të cilin aksidentalisht e godet në kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Francë.
Gjithqka ndodhi pak sekonda pasi viktima doli nga treni në stacionin Guilltoiere në Lion, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur viktima godet aksidentalisht në kraharor sulmuesin derisa po ngjitej shkallëve.
Kjo duket se e nervozoi pa masë sulmuesin i cili i vërsulet, dhe pa u menduar dy herë e godet me thikë në qafë.
Viktima është dërguar me shpejtësi me autoambulancë në spitalin më të afërt.
Mediat franceze po e cilësojnë si “mrekulli”, faktin që viktima i mbijetoi sulmit që mund të ketë qenë fatal. /Telegrafi/