Telegrafi

E godasin me karikator të pistoletës, bëhet për QKUK

Dy persona kanë shkuar te shtëpia e ankuesit në fshatin Miradi e Epërme dhe pas një konflikti verbal e kanë goditur viktimën me pjesën e karikatorit të pistoletës në kokë, bën të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësitet policore relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpitë e të dyshuarve ku është gjetur një armë e gjuetisë dhe një pushkë ajrore të cilat janë sekuestruar.

Të dyshuarit pas intervistës me urdhër të prokurorit janë liruar.