Telegrafi

E gjora, kot u emocionua: Kur dhëndri ngre dolli, por jo për nusen (Video)

Tifozi i Arsenalit ka bërë një fjalim prekës, madje edhe nusja është parë duke fshirë lotët.

Mirëpo, të gjithë kanë shpërthyer në gaz, me të kuptuar se ai po ia dedikon fjalimin futbollistit Mesut Ozili, transmeton Telegrafi.

“Ky njeri më ka bërë të jem njeriu më i lumtur në planet”, thotë dhëndri, që besohet të jetë nga Londra.

“Zgjohem çdo mëngjes dhe ende nuk mund ta kuptoj faktin se ky njeri është në jetën time. Ndjehem tepër me fat dhe shpresoj se ky person special e ndjen që nga thellësia e zemrës sime se sa shumë vlen për mua. Atëherë, a mund të ngrehim të gjithë dolli, për Mesut Ozil”, e përfundon me buzëqeshje, dhëndri fjalimin e tij. /Telegrafi/