Telegrafi

E gjithë policia para Kuvendit të Maqedonisë, situata është e qetë (Foto)

Numër i madh i forcave policore gjatë ditës do të jenë të vendosur para Kuvendit të Maqedonisë. Autobus me anëtarë të MPB-së vijnë nga të gjithë qytetet e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë gjatë protestës së dhunshme, policia ka intervenuar me vonesë dhe kanë lejuar me lehtësi që protestuesit të futen në hapësirat e Kuvendit dhe të pastrojnë ‘llogaritë’ me deputetët e Kuvendit. /Telegrafi/