”Komuna Qendër” në Shkup, tre vite me radhë po zbaton projektin për mbështetjen financiare të biçiklistëve duke ju mbuluar një përqindje nga blerja e biçikletës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot Andrej Zhernovski njoftoi se Komuna Qendër për vitin 2016 ka ndarë 45 mijë euro apo 2.8 milion denarë për të mbështetur me 30% çdo qytetar që blen biçikletë. Mbështetja nuk do të kaloj vlerën e 3000 denarëve./Telegrafi/