Telegrafi

Edhe kjo ndodh: Vidhet me “merimangë” një shtëpi në formë të kabinës në Michigan

Hetuesit e Policisë së Shtetit të Miçiganit, SHBA, po kërkojnë ndihmën e publikut për të gjetur një pjesë të pazakontë të pronës së vjedhur – një kabinë të tërë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se kabina prej tetë metra gjatësi dhe tre gjerësi ishte e vendosur fillimisht në Cold Springs Township.

Pronarët e kabinës së fundmi raportuan se ishte zhdukur, e supozuar se ishte vjedhur.

Kabina besohet se është marrë dikur midis 18 nëntorit dhe 16 dhjetorit. /Telegrafi/