Site icon Telegrafi

E gjithë bota po tallet me statujën e Ronaldos, flet skulptori që e bëri për 15 ditë (Foto/Video)

Skulptori i statujës së çuditshme të Cristiano Ronaldos me të cilën po tallet e gjithë bota, ka mbrojtur punën që ka bërë dhe ka insistuar atë e pëlqen futbollisti i Real Madridit.

Emanuel Santos, 40 vjeç, ka qenë kuratori që e krijoi bustin e bronztë të futbollistit me rastin e riemërimit të aeroportit të vendlindjes Madeira në Cristiano Ronadlo de Madeira.

Ai gjithashtu pranoi se vetëm 15 ditë i janë duhur për ta përfunduar statujën pasi i propozoi idenë drejtorit të aeroportit, kur mori vesh për planet e riemërimit.

“Unë isha me vëllanë në Muzeun Cristiano në Madeira dhe nga mesazhet që futbollist më dërgoi, mund të them se ishte i kënaqur”.

“Ronaldo më kërkoi që të modifikohen vetëm disa rrudha në fytyrë, të cilat i shfaqen kur qesh”.

“Ai tha se duket më i vjetër se në realitet dhe kërkoi që t’ia hollojë fytyrën dhe ta bëj të qeshur. Ata më dhanë dritën jeshile para se të shihnin versionin final”, tha skulptori.

Exit mobile version