Telegrafi

E gjithë bota po qesh me futbollistin serb – bëri tatuazh fytyrën e gruas në bark, por duket e shëmtuar (Foto)

Uros Vitas është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale për shkak të një veprimi që duhej të ishte romantik.

Futbollisti serb, i cili luan për KV Mechelen, e ka bërë tatuazh fytyrën e gruas së tij në bark, ndërsa mediat e huaja dhe rrjetet sociale e kanë konsideruar si qesharak këtë veprim.

Tatuazhi në barkun e futbollistit

Në veçanti, anglezët e kanë quajtur si një prej tatuazheve më të shëmtuara që ka bërë ndonjëherë një sportist.

Vitas e nisi karrierën në Rad, prej ku nga viti 2014 shkoi te Genti në Belgjikë, ndërsa pas dy vitesh u transferua te Mecheleni, ku po luan aktualisht.

Ai konsiderohet si njëri prej stoperëve më efektivë në ligën belge, mirëpo tatuazhi është arsyeja kryesore pse është bërë hit në internet. /Telegrafi/